Në një veprim të pazakontë politik, partitë VMRO-DPMNE dhe LSDM janë bashkuar për të dorëzuar një ankesë të përbashkët në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) lidhur me dy votime për Komunën e Çashkës, shkruan gazeta KOHA.
Pavarësisht se të gjitha Komisionet Komunale Zgjedhore dërguan raportet e tyre që të dielën në mbrëmje, duke konfirmuar se procesi zgjedhor ka qenë i rregullt dhe demokratik, VMRO dhe LSDM po bëhen gati ta kontestojnë rezultatin përfundimtar.
Sipas rezultateve zyrtare të shpallura, kandidati shqiptar Suat Shaqiri ka siguruar 2322 vota ose mbi 50% duke fituar bindshëm ndaj dy kundërkandidatëve maqedonas.
Kandidati i LSDM-së, Goran Stonajovski, ka marrë 1110 vota, ndërsa ai i VMRO-së, Dejan Andonovsko, ka përfunduar me 1074 vota.
Burime nga terreni theksojnë se përpjekjet për të kontestuar rezultatin janë një tentativë për ta zvarritur certifikimin e fitores së Shaqirit, i cili konsiderohet si një simbol i përfaqësimit të shqiptarëve në komunat e përziera të rajonit të Vardarit.
Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor në ditët në vijim