VLEN: Shprehim keqardhje të thellë për ngjarjen që ka ndodhur në Kumanovë, ku është plagosur dr. Zekirja Shaini
Reagim me shkrim i koalicionit VLEN
Ne si koalicion dënojmë çdo formë të dhunës dhe apelojmë për qetësi, maturi dhe respektim të institucioneve kompetente për hetimin e rastit.
Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë aktet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Apelojmë që organet e rendit të zbardhin sa më shpejt motivet dhe autorët e këtij akti, ndërsa bëjmë thirrje që raste të tilla të mos përdoren për qëllime politike.