Pas pesë ditësh, Ali Ahmetit më në fund ia treguan përgjigjen e “referendumit”. Dhe ja, doli e tha se paskan fituar në zgjedhjet komunale.
Kjo është absurde.
Fitoret e VLEN-it në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë, Tearcë dhe epërsia bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Bërvenicë e Dollnen janë shumë më të mëdha se “fitorja” në Pllasnicë dhe Likovë.
Ne menduam se Ali Ahmeti dhe BDI janë vetëdijësuar nga përgjigja e “referendumit”, mirëpo ata vazhdojnë zgjedhjet lokale t’i përjetojnë si parlamentare, sepse për ta postet ministrore janë vegla e vetme për të mbijetuar në politikë.
Për 20 vjet, politika e Ali Ahmetit është ndërtuar mbi dy shtylla: pushtet dhe… pushtet.
Sa për “vetingun” që kërkon sot, atë ia ka bërë hija e tij Artan non grata Grubi, për të cilin vazhdon të thotë se është “i pastër si loti”.
Prandaj, para se të kërkojë zgjedhje të parakohshme, Ali Ahmeti le ta pyesë veten:
A do të mund të përballet me votën e lirë të shqiptarëve që nuk i frikësohen më?
Sepse koha e Gazimestanit ka mbaruar. VLEN është e sotmja. BDI është e djeshmja.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje stabile, lirohet pas trajtimit mjekësor në Viti
- Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së RMV-së, Bekim Sali, merr pjesë në Takimin e Lidershipit në Davos
- Kumanovë, u mbajt “Flaka e janarit 2026”
- Rrahje në Mavrovë: Dy persona sulmohen fizikisht nga fqinji i tyre
- SHOKUESE: Janë gjetur 350.000 euro të fshehura në mur në shtëpinë e një gjyqtari
- Reagon ish presidenti Pendarovksi ndaj akuzave të Mivckovskit
- Akuza të rënda: Imam ish i burgosur, muftiu i dyshimtë! Çka ndodh në Dollogozhdë dhe Muftinë e Strugës?
- Filluan arrestimet e gjykatësve të korruptuar: Bastisje te gjyqtari i Apelit Gjoko Ristov, dyshime për lidhje me ryshfet prej 50 mijë eurosh
- Mospjesëmarrja e LSDM-së në takimin e liderëve, Mickoski: Në skenën politike hapësirë e zbrazët nuk mbetet
- Pendarovski: Mickoski flet për çështje që nuk i kupton