Sa menduam se pas huqjeve të njëpasnjëshme dhe para debaklit që e pret më 19 tetor, BDI do të kishte marrë leksionin politik e moral, del sërish Arbër Ademi duke kërkuar mbështetje për ligjin për “veting”. Kështu tregojnë se asesi nuk mund të akomodohen në opozitë. Këto dalje të çakorduara janë vetëm autogola politikë, dëshmi e qartë se treshja në agoni Taravari, Ahmeti dhe Sela ka vetëm një shqetësim, mbijetesën politike.
Për cilin veting flet Arbër Ademi?
Për atë që SHBA-të ia bënë Artan Grubit, të cilin sot e brohorasin nëpër tubime? Apo për vetingun që duhet bërë Ali Ahmetit dhe pasurisë së familjes së tij për firmat e fëmijëve, nipërve, dhëndurëve dhe miqve të tij, për veturat luksoze, qendrat tregtare dhe tenderët e fshehtë? Apo për Bujar Osmanin, që shpërndante tenderë për “rent-a-car” si bakshishe për rrethin e tij politik?
Ku mbetën standardet ISO kundër korrupsionit që i reklamonit?
A i përfunduat?
A morët ndonjë përgjigje nga institucionet evropiane për letrat tuaja që ua dërgonit?
Veting nuk bëhet me deklarata e fjalime, prandaj VLEN qëndron fuqishëm pas amandamentit kushtetues që i pret kohën korrupsionit, duke mundësuar që asnjë hajni politike të mos mbulohet me pluhurin e vjetërsimit.Populli ua ka mësuar lojën e pazareve dhe tashmë i refuzon me përbuzje. Treshja në agoni është në mankth, sepse edhe “referendumin” që tani e shpikën, po u del huq. Më 19 tetor, shqiptarët do ta bëjnë vettingun e vërtetë, atë që nuk e kontrollon politika, por vota e popullit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Përleshje fizike në Aerodrom, tre persona të arrestuar
- I mituri sulmohet me sende të forta pranë stadiumit “Boris Trajkovski”
- Granatë e gjetur në një deponi fshati në Strumicë
- Rrahje në Shkup: Tre të mitur sulmohen nga disa persona me maska
- Maqedoni: Një burrë humbi jetën pasi ra në një pusetë në oborrin e shtëpisë së tij
- Nikolloski: Do ta përmbushim premtimin për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër
- Bastisje në Batincë të Shkupit, aksioni i pasuksesshëm për kapjen e Musa Xhavitit i dyshuar për dy vrasje
- Gjeniu shqiptar 23 vjeçar, që krijoi “Air Kosova” tash ka krijuar dronin ushtarak
- Presidentja Siljanovska Davkova në shënimin e Ujit të Bekuar në Ohër dhe Strugë
- Nga Kosova tek SHBA, Gjukiq: Vuçiq po e fut Serbinë në konflikte globale, duke akuzuar Uashingtonin dhe Izraelin për ngjarjet në Iran