Vazhdojnë SKANDALET/ Zbulohen 108 kontratat e Bilall Kasamit tek XHOB2011(DOKUMENT)

Zbulohen 108  kontratat e “XHOBI2011” të Bilall Kasamit ku komuna e Tetovës ka humbur brenda katër viteve plot 1.6 milionë euro.

Skandalet në Komunën e Tetovës kanë shpërthyer me publikimin e dokumenteve të reja. Në rrjetet sociale po qarkullojnë tani 108 kontratat e kompanisë “XHOBI2011”  që lidhen me kryetarin e komunës, Bilall Kasami.

Sipas dokumenteve, Kasami ka keqpërdorur buxhetin e komunës me një dëm të vlerësuar në 1.6 milionë euro përmes këtyre kontratave. Në disa paraqitje publike, Kasami ka deklaruar se personat me kontrata janë “ekspertë që punojnë në komunë”.

Ndërkohë, pritet të publikohen edhe rreth 200 kontrata të tjera, të cilat dyshohet se janë nënshkruar me militantë të partisë BESA.

Ky skandal pritet të hetohet nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria, për pagesat e marra nga persona që figurojnë me kontrata në komunë, por që në realitet punojnë në sektorin privat.

Nga ana tjetër në OpenFinance janë edhe kontrata tjera që Bilall Kasami ju jep militantëve të BESËS.