Vazhdojnë SKANDALET/ Bilall Kasami ka paguar mbi 3.5 MILIONË denarë në muajin shtator tek XHOBI2011 (DOKUMENT)

Sipas të dhënave nga OpenFinance, më datë 23.09.2025 dhe me 19.09.2025  kryetari i Komunës së Tetovës ka lëshuar mbi 3.5  milionë denarë në drejtim të agjencisë XHOB2011. Këto mjete janë përdorur për të paguar militantët e Lëvizjes BESA, parti që udhëhiqet nga vetë Bilall Kasami.

Sipas informacioneve, përflitet se janë rreth 270 persona të angazhuar me kontrata përmes XHOB2011. Skandali shpërtheu disa ditë më parë, pasi u zbuluan edhe pagesat mujore të këtyre personave, që në disa raste arrijnë deri në 2 mijë euro për individ.

Ky skandal ka marrë përmasa serioze dhe Komisioni Antikorrupsion pritet të ndërmarrë masa për të hetuar më tej, veçanërisht për punësimet në dy institucione shtetërore. Dyshohet se persona të afërt me Kasamin marrin paga të dyfishta si në Komunën e Tetovës, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë, e cila drejtohet nga Besar Durmishi, gjithashtu nga radhët e Lëvizjes BESA.

Vetë Bilall Kasami, në disa paraqitje publike, ka deklaruar se personat e angazhuar përmes kontratave në vepër janë “ekspertë”.

Ndërkohë, Komuna e Tetovës, pas publikimit të dokumenteve dhe kontratave në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare.

Vazhdojnë SKANDALET/ Bilall Kasami ka paguar mbi 3.5  MILIONË denarë në muajin shtator tek XHOBI2011 (DOKUMENT)