Vajzat nga Kërçova për TS nga Tirana: Jemi këtu për UÇK-në (VIDEO)

Portali TS ndjek nga afër atmosferën përpara protestës madhështore që do të mbahet në Sheshin Skënderbej në Tiranë mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-luftëtarëve të saj që po mbahen në Hagë.

Qytetarë të shumtë nga Maqedonia e Veriut janë nisur drejt Tiranës për të qenë pjesë e kësaj proteste mbarëkombëtare, që ka si mesazh kryesor “Liri për çlirimtarët!” dhe “Drejtësi për të pafajshmit!”

Në një bisedë të shkurtër për portalin TS, dy vajza nga Kërçova treguan arsyen pse morën rrugën drejt Tiranës.

“Jemi nisur nga Kërçova vetëm për të marrë pjesë në protestë për UÇK-në” – u shpreh njëra prej tyre me emocion.

Ku po shkoni?
– Në protestë.

– Për çfarë?
– Për UÇK-në.

– Keni qenë në Kosovë, apo vetëm këtu?
– Vetëm këtu.

– Nga jeni?
– Nga Maqedonia, nga Kërçova.

– Faleminderit.
– Faleminderit.