Vajza rrah nënën, arrestohet e më pas lirohet

Një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se pas arrestimit të të dyshuarës, e njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes që lamë pas.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.