Ushtria izraelite arreston 45 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite bastisi disa zona të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe arrestoi 45 palestinezë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve të paraqitura në agjencinë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ushtarët izraelitë bastisën qytetet e Bregut Perëndimor si El-Khalil (Hebron), Qalqilya, Tulkarm, Nablus, Tubas, Jenin, Kudsi Lindor dhe al-Birah.

Në bastisjet të cilat u përqendruan në Hebron, ushtria izraelite krijoi pika kontrolli ushtarake në qytete.

Ushtarët izraelitë kontrolluan shtëpitë e palestinezëve gjatë bastisjeve, duke arrestuar 45 persona dhe duke rrahur disa prej tyre.

Midis të arrestuarve thuhet se është edhe një fëmijë dhe ish-të burgosur.

Që kur Izraeli nisi ofensivën kundër Rripit të Gazës më 8 tetor 2023, ka patur rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar.