U propozua për Ministër të Kulturës, reagon Fatmir Spahiu

Fatmir Spahiu ka njoftuar se ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për të marrë postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit.

Në një status të publikuar, Spahiu shprehu mirënjohje ndaj Kurtit për besimin e dhënë dhe theksoi se, pavarësisht që nuk u votua ende, ai është i gatshëm të kontribuojë në këtë detyrë me profesionalizëm.

“Pavarësisht që nuk u votua, e falënderoj zotin Kurti që tek unë ka parë një profesionist që do ta kryente mirë këtë detyrë, sidomos për përzgjedhjen e një personi që nuk është anëtar i ndonjë partie politike,” shkroi Spahiu.