U gjet me shenja dhune dhe me plagë nga armë zjarri, identifikohet viktima në Lezhë

Policia ka konfirmuar identitetin e personit që u gjet i pajetë pasditen e së premtes pranë hidrovorit në Talë, Lezhë.

Viktima është Gjergj Tusha, 65 vjeç, banues në Pllanë të Lezhës.

Trupi i tij u gjet rreth orës 14:40, pasi vajza e tij njoftoi policinë se kishte humbur kontaktet me të. Pas kërkimeve në zonë, shërbimet e rendit konstatuan trupin e pajetë pranë hidrovorit.

Sipas policisë në trupin e tij janë parë shenja dhune dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Policia e Shtetit njofton se grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes.