Kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke në landin perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia, u gjet e plagosur rëndë në apartamentin e saj.
Burime të sigurisë nga mediat gjermane, i thanë gazetarëve se Iris Stalzer, politikania e majtë social-demokrate kishte pësuar disa plagë mbi dyshimet se një burrë e theri 13 herë me thikë në stomak.
Djali i saj i adoptuar, 15 vjeç, thuhet se e ka gjetur politikanen e SPD-së, Iris Stalzer, të plagosur rëndë brenda shtëpisë së saj.
Ajo ka raportuar se ishte sulmuar në rrugë, përpara se të mund të arratisej dhe të kthehej brenda në shtëpi.
Djali dhe motra e tij 17-vjeçare pastaj kanë telefonuar policinë, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, transmeton klankosova.tv.
Stalzer është transportuar me helikopter shpëtimi në Spitalin Universitar Knappschaft në Bochum, ku ajo po merr trajtim.