Tetovë: Arrestohet një grua 44-vjeçare për vuajtje dënimi me burg





Tetovë, 30 tetor 2025 – Punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar një grua nga Tetova, ndaj së cilës kishte qenë aktiv një fletarrest gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg.

Siç njofton policia, rreth orës 20:40, është privuar nga liria P.S. (44) nga Tetova. Ajo ishte e dënuar për vepër penale sipas nenit 247 të Kodit Penal.

Pas arrestimit, e dënuara është dërguar në Burgun e Idrizovës, ku do të fillojë vuajtjen e dënimit me burg, në përputhje me vendimin e gjykatës kompetente.TS