Tetovë: 36-vjeçari nga Çegrani arrestohet me lëndë narkotike në një kazino në Zherovjan

Më 02.10.2025, rreth orës 21:15, në një kazino në fshatin Zherovjan të Tetovës, punonjës të policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria M.I. (36) nga fshati Çegran i Gostivarit.

Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur dhe konfiskuar lëndë e bardhë pluhur, e dyshuar narkotike. Personi është ndaluar në stacionin policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.