Tetovë: 34-vjeçari arrestohet me armë, çelësa dhe mjete të dyshuara për vjedhje

Më 1 tetor 2025, në Tetovë, policia e SPB Tetovë ka privuar nga liria Ç.B. (34) nga Tetova. Arrestimi u bë gjatë një bastisjeje të kryer me urdhër gjykate, në periudhën nga ora 15:45 deri në 17:00, në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të tij.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Ekol” kalibër 9 mm me një karikator me tre plumba, disa telefona celularë, pesë çelësa për ndezjen e automjeteve, çelësa të ndryshëm për hapjen e dyerve si dhe objekte të tjera që dyshohet se rrjedhin nga veprat penale të “vjedhjes” sipas nenit 236 të Kodit Penal.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor të Tetovës, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse.TS