Tetova drejt ndryshimit! Bajram Rexhepi dhe Ali Ahmeti bashkë për fitoren e madhe më 2 Nëntor!

Kandidati i Aleancës për Kombin dhe Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, ka postuar një fotografi me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, disa ditë pas zgjedhjeve.
Në përshkrimin e fotos, Rexhepi ka shkruar:

“Të angazhuar, të përkushtuar si asnjëherë më parë, drejt fitoreve të reja!”

Nga ana tjetër, pritjet janë që raundi i dytë i zgjedhjeve të mbahet më 2 nëntor, ku gara në Tetovë pritet të jetë edhe më e fortë mes Bajram Rexhepit dhe Bilall Kasamit nga VLEN.