Të shtëna me armë pranë Kuvendit të Serbisë, plagoset një person

Një person 70 vjeçar në Beograd ka qëlluar me armë zjarri një person tjetër dhe më pas ka djegur një nga tendat para Kuvendit serb.

70 vjeçari Vladan A. është arrestuar sot para Kuvendit të Serbisë për dyshimin se ka qëlluar dhe plagosur 54 vjeçari Milani B.

Media serbe Kurir flet mbi dyshimet se i arrestuari, Vladan A. tutje ka hedhur një grusht plumbash pas aktit.

Milan B. është plagosur në kofshë dhe nuk është në rrezik për jetën.

Zona përpara Kuvendit është rrethuar me shirit policor, dhe është në proces shuarja e zjarrit që shpërtheu pas të shtënave në një prej çadrave përpara Parlamentit atje.