Taravari nga Likova: VLEN do të shpërbëhet, do të mbesin vetëm zgjatimet e VMRO-së, pjesa tjetër i bashkohet Aleancës Kombëtare! (VIDEO)
Gjatë tubimit të Aleancës Kombëtare për Integrim që po zhvillohet në Likovë, Arben Taravari dërgoi një mesazh të fortë për skenën politike shqiptare dhe për forcat që kanë bashkëpunuar me regjime të vjetra politike.
“Çfare do të mbesin prej VLEN-it, do të mbesin vetëm rudimentet e caktuara, të cilat janë zgjatime të VMRO-së dhe që do të vazhdojnë me VMRO. Ndërsa një pjesë e njerëzve të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm do të inkuadrohen dhe do ta zgjerojnë Aleancën Kombëtare që të jetë sa më e gjerë dhe sa më e madhe,” deklaroi Taravari para qytetarëve të Likovës, njofton TS.
Ky mesazh vjen në një moment kyç për koalicionin, i cili, sipas Taravarit, po forcohet dhe pritet të zgjerohet më tej pas zgjedhjeve lokale. Ai vlerësoi faktin se gjithnjë e më shumë individë me përgjegjësi dhe integritet po i bashkohen Aleancës Kombëtare, duke e kthyer atë në një lëvizje të gjerë kombëtare për përfaqësim të pastër politik dhe integrim evropian.
Taravari përmbylli fjalën e tij me thirrje për unitet dhe mobilizim qytetar për të garantuar një të ardhme evropiane për Maqedoninë e Veriut./TS