Taravari e sfidoi, Adnan Azizi bën simbolin e shqiponjës në tubim në Bogovinë

Pas deklaratës së Arben Taravarit, i cili tha se “Mickoski ia ka ndaluar Adnan Azizit ta bëjë simbolin e shqiponjës”, deputeti Adnan Azizi është përgjigjur drejtpërdrejt nga skena e tubimit në Bogovinë.

Azizi, para qytetarëve të mbledhur, bëri simbolin e shqiponjës dykrenare, duke dhënë një përgjigje simbolike ndaj fjalëve të Taravarit.

Ky moment ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa shumë prej të pranishmëve e kanë përshëndetur me duartrokitje gjestin e tij.