Sulmohet auto-kolona me ndihma humanitare e OKB-së në Ukrainë nga dronët rus

Një auto-kolonë e OKB që transportonte ndihma humanitare u bë objektiv i një sulmi rus me dronë dhe zjarr artilerie në rajonin e Khersonit, në jug të Ukrainës.

Guvernatori lokal, Oleksandr Prokudin, tha se është një mrekulli që nuk pati viktima dhe akuzoi Rusinë për terrorizëm, pasi sulmi kishte si objektiv kamionët e bardhë të ndihmave me shenjat dalluese të OKB-së, të cilat po dërgonin ndihma për qytetarët ukrainas.

Në një fotografi të postuar nga Prokudin, shihet një kamion i shkatërruar me logon e Programit Botëror të Ushqimit (ËFP) të OKB-së, i rrëzuar në një arë.

Sulmi ndodhi në komunitetin e Bilozërkës, vetëm pak kilometra larg lumit Dnipro, që ndan vijën e frontit në atë zonë.

“Sulme të tilla janë plotësisht të papranueshme.

Anëtarët e misioneve humanitare janë të mbrojtur nga e drejta ndërkombëtare humanitare dhe nuk duhet të jenë objektiva sulmesh,” deklaroi Matthias Schmale, koordinator humanitar i OKB-së për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, e dënoi gjithashtu sulmin, duke e cilësuar si “një tjetër shkelje e së drejtës ndërkombëtare” nga ana e Rusisë dhe si provë të përbuzjes totale të Moskës për jetën e civilëve dhe detyrimet e saj ndërkombëtare.