Strimnica i thotë PO të madhe Emir Sulejmanit! Bashkë po e shkruajmë faqen e re të Zhelinës! (VIDEO)
Në një tubim madhështor nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në fshatin Strimnicë, kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, u prit me entuziazëm dhe mbështetje të fuqishme nga qytetarët e kësaj zone. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme me energji fitoreje, zemër dhe besim të palëkundur në ndryshimin që po vjen, njofton TS.
“Strimnica sonte foli me zemër dhe besim!” deklaroi Sulejmani, duke e cilësuar tubimin si dëshmi të qartë të mbështetjes masive për vizionin e tij dhe të AKI-së për Zhelinën e së nesërmes.
Ai theksoi se bashkë me qytetarët po shkruajnë një faqe të re në historinë e kësaj komune.
“Bashkë po e shkruajmë faqen e re të Zhelinës!” u shpreh ai me vendosmëri.
Mesazhet e tubimit në Strimnicë ishin të qarta, koha e stagnimit ka përfunduar. Zhelina kërkon zhvillim, transparencë dhe lidership të ri.
Nën moton #ZhelinaNdryshon dhe #KohaJonëPoVjen, Emir Sulejmani po konsolidohet si zëri i qytetarëve që duan ndryshim të vërtetë dhe drejtim të ri për komunën e tyre./TS