“Sot nuk po mbyllet një ish-president, por një njeri i pafajshëm,” tha Sarkozy, i cili nisi të kryejë dënimin pesëvjeçar në burg
Nikola Sarkozy u bë presidenti i parë francez pas Luftës që përfundoi në pranga, pasi sot nisi të kryejë dënimin e tij pesëvjeçar në burg. Ai u dënuar së fundmi për një skemë të paligjshme financimi të fushatës së tij me para nga Libia, dhe gjykata në Paris urdhëroi që ai të shkojë në burg para se të shqyrtohet ankesa e tij.
Sarkozi mëngjesin e sotëm la shtëpinë e tij në Paris, duke e mbajtur për dorë gruan e tij, Carla Bruni. Dënimin do ta kryejë në burgun “La Santé” nga shekulli i 19-të, në pjesën jugore të qytetit. Ai tha se nuk dëshiron të ketë asnjë privilegj në burg, por për arsye sigurie do të qëndrojë në një njësi izolimi, ku të burgosurit vendosen në qeli individuale dhe mbahen të ndarë gjatë aktiviteteve jashtë qelisë.
Sarkozi vazhdoi të pretendojë se është i pafajshëm dhe se rasti kundër tij është me motiv politik.
“Jam i bindur se e vërteta do të fitojë. Por, pyetja është sa do të kushtojë. Me forcë të palëkundur i them popullit francez se sot nuk po mbyllet një ish-president, por një njeri i pafajshëm. Mos më mëshironi, sepse gruaja dhe fëmijët e mi janë pranë meje, por sot ndjej një trishtim të thellë për Francën, e cila është poshtëruar nga dëshira për hakmarrje,” tha Sarkozy.
Philippe Pétain është presidenti i fundit francez që përfundoi në burg, pasi në vitin 1945 u dënua për tradhti dhe bashkëpunim me nazistët.
Sarkozi do të qëndrojë në një qeli prej dhjetëra metrash katrorë me dush, do të ketë akses në televizor kundrejt një shume mujore prej 14 eurosh dhe mund të përdorë telefon të fikse.
Ai u akuzua se përdori fondet e marra nga Muamar Gaddafi për të financuar fushatën e tij zgjedhore në 2007. Në këmbim, Sarkozy premtoi t’i ndihmojë Gaddafit të përmirësojë reputacionin e Libisë tek vendet perëndimore. Ai shërbeu një mandat si president i Francës, nga 2007 deri në 2012.