Skandal në konviktin studentor në Shkup, 22-vjeçari nga Bogdanci ka fotografuar disa studente duke bërë dush

Më 16 tetor 2025, në ora 20:10, një vajzë 22-vjeçare nga Prilepi, e cila qëndron në një konvikt studentor në rajonin e Karposhit në Shkup, ka raportuar në SPB Shkup se rreth orës 17:00, gjatë kohës që po bënte dush, ka vërejtur një telefon mbi ndarëset e kabinës.

Sipas kallëzimit, A.M. (22) nga Bogdanci i ka pranuar asaj se ka bërë fotografitë. Personi është arrestuar nga policia dhe i janë konfiskuar laptopi dhe kompjuteri personal.

SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.