Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
“Los Blancos” triumfuan minimalisht 1:0 në “Santiago Bernabeu” ndaj Juventusit.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 58-të, kur Bellingham realizoi, pas një super aksioni të Vinicius Junior.
Mysafirët i patën rastet e tyre, por edhe Openda, David dhe Vlahovic dështuan të realizonin ballë për ballë me portierin.
Paraqitje fantastike pati portieri i Juventusit, Di Gregorio që bëri një sërë pritjesh spektakolare.
Ndërkohë, trajneri i Juventusit, Igor Tudor nuk vendosi ta inkuadrojë fare në lojë yllin kosovar, Edon Zhegrova.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe merr pozitën e pestë.
Në anën tjetër, Juventusi bie në vendin e 25-të me vetëm dy pikë nga tri xhirot e para.