“Si ka mundësi që nuk të pyeti”? Manastirliu tregon si e priti vendimin e Ramës

Ogerta Manastirliu, kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë Tiranë ishte e ftuara e parë e sezonit të ri të podcastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

Manastirliu rrëfeu, veç të tjerash përjetimin e familjarëve të saj dhe të asaj vetë pas vendimit të kryeministrit për t’i besuar kandidimin për bashkinë më madhe në vend.

Ajo e cilësoi vendimin një thirrje në detyrë, të cilën do ta bëjë domosdoshmërisht, pasi siç tha e konsideron një mision për të cilin ja vlen çdo sakrificë.

“Tea (vajza) më tha si ka mundësi që nuk të pyeti, Emili: po mirë, nuk ke çfarë të bësh tani do e bësh edhe këtë. Ermali nuk më shkroi menjëherë, pastaj patëm një bisedë të gjatë, por është e gjatë.

E para nuk më është dhënë rasti t’ju shpreh mirënjohjen për besimi, e shoh si përgjegjësi, sfidë të përbashkët në atë që secili prej nesh duhet të bëjë për vendin e vet. Tirana është qyteti i 1 mln banorëve, është krenaria jonë, ja vlen çdo sakrificë ta marr përsipër. Përgjegjësia që më është dhënë e mbaj mbi supe jo vetëm, e mbaj me ju, me ekipin e qeverisë. Dhe tjetra, unë jam thirrur në detyrë për një mision historik, e shikoj si një përgjegjësi ku varet e ardhmja e qytetit”, tha Manastirliu.