Shqipëria kompleton stërvitjen e dytë, vazhdon përgatitjet për misionin “anti-Serbi”

Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar edhe sot me përgatitjet për ndeshjen e madhe ndaj Serbisë, të cilën e luan më 11 tetor në Leskovc.

“Kuqezinjtë” kanë zhvilluar stërvitjen e dytë me radhë, që nga grumbullimi i djeshëm, për ndeshjen e rëndësishme të këtij muaji ndaj Serbisë.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se në stërvitjen e sotme pothuajse gjithë lojtarët ishin në dispozicion të selektorit Sylvinho, përveç Enea Mihajt, i cili u stërvit i vetëm nga grupi.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë nesër stërvitjen e radhës, teksa grupit do t’i bashkohet edhe Nazmi Gripshi.

Përveç ndeshjes me Serbinë, Shqipëria luan edhe ndaj Jordanisë, në ndeshje miqësore më 13 tetor.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo