Shkupjani gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij

Dje në orën 18:30, në SPB Shkup u njoftua se në oborrin e një shtëpie në zonën e Draçevës ishte gjetur i vdekur L.T. (68) nga Shkupi.

Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, dhe sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Inspektimi është kryer nga një ekip hetues i SPB Shkup.