Shkup: Babë e bir të ndaluar pas sulmit ndaj policisë në Shuto Orizarë

Më 24.10.2025, në orën 15:15, në zonën e Shuto Orizarës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup privuan nga liria K.S. (43) dhe djalin e tij 16-vjeçar, të dy nga Shkupi.

Gjatë kryerjes së veprimeve për ndalimin e K.S., pas një telegrami nga Stacioni Policor i Kisella Vodës, i mituri ka sulmuar nëpunësit policorë me një send të fortë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse dhe do të ndiqen procedurat ligjore.TS