Shkup: Aksident me lëndime të rënda, automjeti përplas këmbësorin

Më 30 shtator 2025, rreth orës 17:14, në një rrethrrotullim në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup, një automjet “Citroen” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Xh.I. (52) nga fshati Koliçan i Poshtëm, ka goditur këmbësorin L.V. (54) nga fshati Agino Selo, rajoni i Kumanovës.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Sh. Naum Ohridski”. Ekipi hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrje në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet për rrethanat e aksidentit.TS