Shaqiri me dy asiste, Baseli fiton ndaj Zurich





Basel ka shënuar fitoren e radhës në Superligën e Zvicrës.

Shaqiri me shokë triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Zurich, në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit zviceran.

E Shaqiri kontribuoi me dy asiste në dy golat e shënuar të Baselit.

Fillimisht, “Shaqa” asistoi për Traore në minutën e 13-të, e më pas edhe për Salah në të 50-tën.