Sara Hoxha qetësia e zemrës së Erik Fullanit? Djali ish-guvernatorit drejt altarit: Jam bërë çun i mirë, do jetë dasmë e madhe
Pa prisni pak, Erik Fullani sapo pranoi që është lumturisht i dashuruar?
Djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, Eriku është komentuar gjerësisht nëpër mediat rozë verën që lamë pas. E kjo për shkak të romancës së shumë diskutuar me Sara Hoxhën!
Ndonëse asnjëri dhe as tjetri nuk e kanë pranuar deri më tani, fotot nga paparacët i kanë “tradhtuar”. Së fundmi ai ka qenë i ftuar përballë Mira Kazhanit dhe sigurisht nuk kishte si t’i mungonte as pyetjet për punët e zemrës.
Eriku ka pranuar se më në fund zemra e tij “ka gjetur qetësi” dhe madje ka shkuar deri aty sa ka gjetur dhe vendin se ku do të bëjë dasmën.
“Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë. Unë si Erik, dua të martohem dhe të bëj dasmë shumë të madhe. E kam gjetur edhe vendin, por nuk e them se ma marrin,” është shprehur ai mes të qeshurash.