Rriten rastet me Covid-19 në Shqipëri

Në urgjencën e Spitalit Rajonal në Gjirokastër është vërejtur një shtim i ndjeshëm i rasteve me Covid-19 gjatë javëve të fundit.

Mjeku infeksionit, Arben Mino tha për RTSH-në se virusi vijon të qarkullojë në disa variante, ndërsa aktualisht po haset një formë me simptoma më të lehta krahasuar me valët e mëparshme.

Mjeku apelon për vigjilencë dhe respektim të masave parandaluese, sidomos në ambiente të mbyllura dhe për persona në rrezik, si të moshuarit dhe ata me sëmundje shoqëruese.

Sipas të dhënave të mbledhura në rang qarku, vetëm gjatë këtij muaji janë regjistruar rreth 100 raste të reja me Covid-19, çka përbën një rritje të ndjeshme krahasuar me muajt e mëparshëm.