Rrihen dhëndri me baballëkun në Istog, të dy marrin trajtim mjekësor

Policia e Kosovës ka njoftuar se një dhëndër dhe baballëku i tij janë përleshur gjatë ditës së premte në Istog.

Bazuar në njoftimin e lëshuar nga organet e rendit, të dyshuarit u rrahën pas një mosmarrëveshje, derisa që të dy kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar.

“Janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (dhëndër dhe baballëk-babai i bashkëshortes), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë përleshur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Reporteri.net/.