Rita Ora u dha ndjekësve një pamje ekskluzive nga prapaskenat e Javës së Modës në Paris

Rita Ora i surprizoi ndjekësit e saj duke ndarë një seri fotografish nga Java e Modës në Paris, përfshirë një imazh provokues të Cara Delevingne gjatë darkës.

Këngëtarja 34-vjeçare u shfaq gjithashtu me pamje elegante, duke përfshirë një fustan të bardhë pa rripa me dekolte të thellë, të kombinuar me taka me rripa dhe syze dielli ovale, ndërsa realizonte selfie dhe poza me miqtë e saj, shkruan DailyMail.


Postimi i Ritës mbante mbishkrimin “FASHAWN kiki’s” dhe tregonte momentet e saj prapa skenave, duke përfshirë edhe një vizitë në palestër dhe relaksim në një divan prej kadifeje.

Dalja e Ritës vjen pas fitimit të një beteje ligjore me fqinjët për ndërtimin e një palestre moderne në kopshtin e fundosur të rezidencës së saj prej 7.5 milionë funtesh (afërsisht 8.36 milionë euro).

Fqinjët kishin kundërshtuar projektin, duke argumentuar se palestra do të prishte paqen, privatësinë dhe ekosistemin e zonës, e cila është strehë për fluturat, zogjtë dhe natyrën lokale.

100 euro për studentët, opozita e quan blerje votash në prag të zgjedhjeve
Lajme
100 euro për studentët, opozita e quan blerje votash në prag të zgjedhjeve
Rita, në një video të ndarë në YouTube, shprehu dashurinë për kopshtin e saj dhe shpjegoi se aty kalon kohë duke u relaksuar dhe duke shijuar natyrën, duke theksuar rëndësinë e hapësirës së gjelbër në pronën e saj.