Rinia e AKI-së: Bilall Kasami e shiti dinjitetin shqiptar dhe historinë e Tetovës “Monopolin” për 7.000 euro! (VIDEO)

Rinia e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) ka kritikuar ashpër koalicionin “Vlen”, duke e akuzuar për nënshtrim politik dhe për shkelje të interesave kombëtare shqiptare. Në një deklaratë për media, përfaqësuesit e rinisë denoncuan pranimin e një donacioni prej 800 mijë eurosh nga Serbia dhe shitjen e pronës së Monopolit të Tetovës për vetëm 7.000 euro. Ata e përshkruan këtë akt si përdhosje morale dhe tradhti ndaj historisë dhe sakrificës së brezave shqiptarë.

“Ky koalicion, që flet në emër të shqiptarëve, ka pranuar një donacion prej 800 mijë eurosh nga Serbia. Cilit interes kombëtar i shërben një politikan që merr para nga Beogradi?”, theksuan nga rinia e AKI-së, njofton TS.

Ata theksuan se Tetova është qytet i krenarisë, i sakrificës dhe i rezistencës, dhe se kushdo që guxon ta përdhosë këtë qytet do të përballet me gjykimin e historisë dhe përçmimin e popullit.

Dhe për ta bërë edhe më të rëndë, këta njerëz, këta “patriotë të vetëshpallur”, kanë shitur pronën e Monopolit të Tetovës për vetëm 7.000 euro. Po, e dëgjuat mirë – 7.000 euro. Aty, ku historia e shqiptarëve është plagë. Aty, ku u masakruan qindra shqiptarë, ku dhimbja dhe gjaku i tyre janë ende në çdo gur, në çdo pëllëmbë toke. E sot, ajo pronë e shenjtë, që duhej të ishte kujtesë kombëtare, është shitur për një shumë qesharake. E pyes publikisht: a vlejnë jetët e shqiptarëve, Bilall Kasami, vetëm 7.000 euro? A është ky çmimi i kujtesës kombëtare? A është ky respekti që keni për historinë dhe gjakun e atyre që u flijuan? Ky akt nuk është vetëm turp politik. Është përdhosje morale. Është shitje shpirtërore. Sepse kush e shet kujtesën e popullit të vet, ka humbur çdo ndjenjë nderi dhe dinjiteti, theksoi Art Zybehari nga rinia e AKI-së.

Ai theksoi se ky akt nuk është vetëm turp politik. Është përdhosje morale. Është shitje shpirtërore. Sepse kush e shet kujtesën e popullit të vet, ka humbur çdo ndjenjë nderi dhe dinjiteti. Prandaj, sot e themi qartë:

“Ne nuk do të lejojmë që historia e shqiptarëve të tjetërsohet. Ne nuk do të lejojmë që dinjiteti ynë kombëtar të nëpërkëmbet nga vasalë politikë. Tetova është qytet i krenarisë, i sakrificës dhe i rezistencës. Kushdo që guxon ta përdhosë këtë qytet, do të përballet me gjykimin e historisë dhe me përçmimin e popullit”, theksuan nga rinia e AKI-së/TS.

.