Ramadani: Do ta fitojmë Gostivarin, Tetovën, Strugën dhe Dibrën

“Një pjesë e madhe janë në mërgatë, por nëse e shohim dallimin, është shumë i madh mes AKI-së dhe VLEN-it”.

Kështu e komenton Blerant Ramadani rezultatin e zgjedhjeve në Gostivar dhe mosarritjen e censusit.

Ai tha se në raundin e dytë AKI do t’i fitojë komunat ku janë në balotazh.

“Ne synojmë të fitojmë qytetet si Gostivari, Tetova, Struga dhe Dibra”, tha Ramadani