Qindra shqiptarë në Tiranë për tu fotografuar me Ali Ahmetin: “Je më i madhi Ali Ahmeti” (VIDEO)

Një atmosferë entuziaste ka pushtuar qendrën e kryeqytetit Të Tiranës, ku sot pritet të zhvillohet protesta madhështore në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për lirinë e ish-pjesëtarëve të saj që po mbahen në Hagë.

Mes mijëra qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare, vëmendje të veçantë ka marrë edhe figura e Ali Ahmetit, liderit historik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe një prej emrave më të përmendur në kontributin për çështjen kombëtare dhe UÇK-së. njofton TS.

Portali TS ju sjell pamje nga Tirana, ku shihen shumë qytetarë të shumtë duke u përshëndetur dhe fotografuar me Ali Ahmetin në shenjë respekti e mirënjohjeje.

“Je më i madhi, Ali Ahmeti!” – dëgjohej nga shumë zëra që prisnin në radhë për një foto me liderin shqiptar që po qëndron sot në Tiranë për të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare.

Përkrahja dhe emocionet ishin të mëdha, ndërsa për shumë prej qytetarëve, kjo ishte një mundësi unike për të takuar nga afër një nga figurat më emblematike të historisë së re shqiptare./TS