Rreth një muaj që kur kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjore në ligjin për komunikacion e që përfshijnë këmbësorët, por qytetarët assesi të mësohen me këto rregulla të reja. Akoma vazhdojnë që të përdorin telefonat celularë dhe pajisjet tjera eletronike, përderisa kalojnë rrugën.
Prezenca e policisë në fillim vërehej në çdo cep, tani nuk është edhe aq e theksuar. Ndërkohë vazhdon periudha e njoftimit të qytetarëve me rregullat e reja. Pra deri më tani akoma nuk janë shqiptuar gjoba, por vetëm vërejtje. Nga policia njoftojnë se deri më tani, në territorin e kryeqytetit janë dhënë 125 vërejtje.
“Në periudhën nga 26.09.2025 deri më 23.10 2025 nga ana e zyrtarëve policorë në SPB Shkup janë dhënë 125 vërejtje ndaj qytetarëve. Me sanksione ndaj qytetarëve do të fillohet kur ata të jenë të njoftuar me ndryshimet e reja ligjore”, tha Goce Andreevski, Zëdhënës i MPB-së.
Rregullat e reja përfshin të gjithë këmbësorët, drejtuesit e biçikletave, motoçikletave dhe trotineteve elektrik, të cilët do të gjobiten me 40 euro, nëse gjatë kalimit të rrugës ose korsisë së biçikletave përdorin dëgjuese në të dy veshët, telefona, tableta apo pajisje të ngjashme elektronike. Nëse pagesa e gjobës bëhet brenda 8 ditësh, atëherë qytetarët lirohen nga gjysma e gjobës dhe do të paguajnë vetëm 20 euro. Ndërkohë dispozitat tjera me të cilat rregullohet dokumentimi i kundërvajtjeve përmes kamerave të komunikacionit, do të zbatohen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.