Punonjësit e ndërmarrjeve “Florakom” dhe “Luna” të Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime” edhe sot kërkuan pagat e prapambetura në rrugë, duke bllokuar bulevardin e Ilindenit nga ora 8:30 deri në 10:30. Punonjësit e dy ndërmarrjeve paralajmëruan se nga e hëna përsëri do të jenë në rrugë nëse nuk marrin pagat e vonuara. Nga Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, deri tani nuk ka ndonjë reagim se kur do të shlyhet borxhi ndaj këtyre punonjësve.
“Sot u bllokua bulevardi i Ilindenit, do të vazhdojmë edhe më tej deri në plotësimin e kërkesave. 3:50 – Kërkesat tona janë që të behët pagesa e pagave rregullisht, jo vetëm këtë por edhe pagat që do të vijnë në të ardhmen, pagesën e shpërblimit jubilarë, regres për pushim vjetor aspak nuk kemi marrë regres që nga koha që ekziston ndërmarrja”, tha Goran Risteski – Kryetar i Sindikatës së pavarur të NP “Parqe dhe Gjelbërime”. /Alsat.mk