Shtip, 17 tetor 2025 – Një aksident në vendin e punës ka ndodhur të premten në një fabrikë në Pehçevë, ku një punëtor 36-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së detyrave të tij.
Sipas njoftimit të SPB Shtip, rasti është raportuar rreth orës 09:33 nga Shërbimi i Mjekësisë Urgjente në Pehçevë, ku është sjellë i lënduar I.N. (36) nga Berova.
Në vendngjarje kanë dalë një ekip hetimor nga NJPB Berovë dhe është njoftuar Inspektorati i Punës për të shqyrtuar rrethanat e ngjarjes. Hetimet mbi rastin vazhdojnë.TS