Progresi në inovacion ka rritur ndjeshën kërkesat për blerje

Inovacioni i vazhdueshëm, prodhimi i nivelit të lartë dhe politikat e favorshme, kanë bërë të mundur që produktet kineze me teknologji të larta të tërheqin gjithnjë e më shumë interes nga udhëtarët ndërkombëtarë.

Popullariteti në rritje i teknologjisë kineze mes konsumatorëve të huaj, thekson progresin e shpejtë të vendit në inovacion, në aftësi prodhuese dhe në konceptin e dizanjimit me përdoruesin në qendër.

Kjo prirje shtrihet përtej elektronikës. Në qendrën e teknologjisë në Hangzhou, provinca Zhejiang e Kinës Lindore, është vendosur selia e kompanisë së inteligjencës artificiale (AI) “DeepSeek” dhe ajo e firmës së robotikës humanoide “Unitree”, të cilat së fundmi publikuan dhjetë “suvenire fantastiko-teknologjike”, duke përfshirë syze AR, ndihmues për gjumë dhe robotë ekzoskelet.

Të përzgjedhura që nga prilli mes 80 kandidatëve në kategoritë e harduerit inteligjent, përmbajtjes digjitale dhe teknologjisë shëndetësore, këto produkte shfaqin progresin e kompanive lokale të teknologjisë, sipas Zhang Feng, sekretar i përgjithshëm i Aleancës së Kulturës Digjitale dhe Turizmit (Hangzhou).

Në prill, Administrata Shtetërore e Taksave nisi një përmirësim mbarëkombëtar të rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar për turistët e huaj. Kjo ka rezultuar në një proces të thjeshtuar dhe më të shpejtë, i cili ka inkurajuar më shumë turistë të huaj të kryejnë blerje në Kinë.