Premtimi që nuk u mbajt nga VREDI!

Medai Shaholli

Para një viti e gjysmë entuziastët vredistë premtonin se me ne në qeverinë e koalicionit ndryshimet kushtetuese dhe 20% i turpit do të fshihet breda gjashtë muajve.

Dhe ja ku jemi sot, gjashtë muaj kaluan, kaloi dhe viti me gjithë dëshirat e vagëlluara për ndryshimet kushtetuese dhe 20% ngelën si gur varri në kushtetutë, në mungesë të gatishmërisë dhe vullnetit politik të despotit të vogël Micko.

Premtimet e vredistëve i “mori era”, pasi ato ishin sajesa të guximshme para elektoratit shqiptar të shkruara nga kryekomiti Micko, për delet tona që besonin se brenda gjashtë muajve do të ndodhte mrekullia me ndryshimet kushtetuese, me hapjen e rrugës europiane, me fshirjen e 20% nga kushtetuta dhe shumë padrejtësi të tjera do të zhbëhen!

Përkundër dëshirave dhe etheve të vredistëve për ndryshim dhe posaçërisht të Presedniçes së Skupštinës Afrim trimi, ndryshimet nuk ndodhën pasi kryekomiti i qeverisë despotike ia ngriu entuziazmin në fytyrë integristëve të zalisur për ndryshimin e madh që do të ndodhte me ta!

Dhe ja një vit e gjysmë më vonë ndryshimi nuk duket gjëkundi, ashtu siç pretendonin vredistët, të cilët nuk kanë këllqe t’i thonë despotit të tyre se nëse nuk do të ndërmeni nismën për ndryshimet kushtetuese ne do të dalim nga kjo qeveri antishqiptare!

Kësisoj, ditët dhe muajt e mjalit mes vredistëve dhe komitëve në bordelon qeveritare po kalojnë, ndërsa rruga europiane e Severnës ka ngecur dhe nuk çan dot përpara, premtimi i madh për ndryshimin ngeli një letër e zverdhur nëpër sirtaret e Presedniçes së Skupštinës.

Premtimi që nuk u mbajt nga VREDI!