Një grabitje e paparë dhe e dhunshme si në filma tronditi mbrëmjen e sontme qytetin e Gostivarit.
Sipas policisë që bëjnë të ditur për TS, katër persona të maskuar dhe të armatosur me armë automatike sulmuan një argjendari pranë tregut të vogël dhe vodhën sende me vlerë të madhe.
Sipas policisë së Tetovës, grabitësit u larguan shpejt me një makinë “BMW” pa targa, duke lënë pas panik dhe tmerr te qytetarët.
Policia ka nisur menjëherë operacionin për kapjen e autorëve dhe po punon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes..TS