Pasi kryeministri Hristjan Mickovski e qortoi Bilall Kasamin për deklaratat e tij për Kërçovën dhe Bërvenicnën, Kasami ndryshoi mendjen. Kasami u shpreh se në Kërçovë kandidati i AKi-së është shumë i dobët, ndërsa nga Haqim Ramadani u distancu dhe nuk e mbështet.
“Fillimisht nuk vlerësoj se ka pasur ndonjë qortim. Duhet të kemi parasysh kontekstin, vendin dhe mediumin në të cilin u dha deklarata. Ajo u keqinterpretua politikisht, pasi oponentët tanë tentuan të hapin kartën etnike në këto zgjedhje,” tha Kasami.
Ai theksoi se qëndrimet e tij janë të qarta dhe në përputhje me ato të koalicionit VLEN, duke sqaruar se qëllimi nuk ka qenë të përkrahë ndonjë kandidat për shkak të përkatësisë etnike, por bazuar në vlerat morale dhe performancën politike.
“Fatmir Dehari është kandidati më i dobët i BDI-së, i cili gjatë qeverisjes së tij nuk solli asgjë të mirë për Kërçovën. Përkundrazi, ai e dëmtoi qytetin dhe kërçovarët. Për këtë arsye, ne nuk mund të qëndrojmë pas tij vetëm sepse është shqiptar,” u shpreh Kasami.
Kreu i Tetovës shtoi se Lëvizja Besa ka përkrahur gjithmonë kandidatë që përfaqësojnë interesin qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike.
“Si kryetar i Tetovës, unë kam punuar për të gjithë qytetarët shqiptarë, maqedonas, turq, romë. Tetova është qytet kozmopolit dhe të gjitha të mirat e këtyre katër viteve i gëzojnë të gjithë. Në këtë frymë, edhe në Kërçovë, ne do të kishim dëshiruar që BDI të përzgjidhte një kandidat tjetër, më të denjë,” theksoi Kasami./Alsat/
Intervista e plotë: