Papa Leoni XIV thotë se është i trishtuar nga vuajtjet e popullit palestinez në Gaza

Papa Leo XIV tha të dielën se është i shqetësuar për rritjen e “urrejtjes antisemitike” në botë, duke iu referuar sulmit ndaj sinagogës në Mançester, në veri të Anglisë, më herët gjatë kësaj jave.

Leo tha gjithashtu se vazhdon të jetë “i trishtuar” nga vuajtjet e popullit palestinez në Gaza.

“Shpreh shqetësimin tim për rritjen e urrejtjes antisemitike në botë, siç e pamë fatkeqësisht me sulmin terrorist në Mançester disa ditë më parë. Vazhdimisht mbetem i trishtuar nga vuajtjet e mëdha të popullit palestinez në Gaza,” tha Leo gjatë lutjes së tij Angelus të së dielës.

Leo, papa i parë amerikan, pranoi se janë bërë “disa hapa të rëndësishëm” në negociatat për armëpushim, për të cilat shprehu shpresën se do të arrijnë “rezultatet e dëshiruara sa më shpejt të jetë e mundur.”

“U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë përgjegjësi të angazhohen në këtë rrugë, për të arritur një armëpushim dhe për të liruar pengjet,” tha Leo.

/CNN/Reporteri.net/