Papa Leo ka kritikuar ashpër politikat të Donald Trump për imigracionin, duke vënë në pikëpyetje nëse ato ishin në përputhje me mësimet pro-jetë të kishës katolike.
“Dikush që thotë se jam kundër abortit, por jam dakord me trajtimin çnjerëzor të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, nuk e di nëse kjo është pro-jetë”, u tha Papa gazetarëve.
Qëndrimi i kishës katolike se jeta është e shenjtë që nga ngjizja deri në vdekjen natyrore është një nga mësimet më të forta të besimit fetar prej 1.4 miliardë anëtarësh. The Guardian raportoi se Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump u zgjodh bazuar në premtimet e tij të shumta, duke përfshirë deportimet masive, të cilat janë bërë një çështje e përçarjes së ashpër politike midis votuesve amerikanë.
Greqia dhe Italia i kërkojnë Izraelit të garantojë sigurinë e flotës së ndihmës për Gazën
Leo u pyet në lidhje me një vendim të kryedioqezës së Çikagos për t’i dhënë një çmim Dick Durbin, një senator demokrat i Illinois i cili mbështeti të drejtat e abortit.
“Është shumë e rëndësishme të shqyrtohet puna e përgjithshme që ka bërë senatori.E kuptoj vështirësinë dhe tensionet, por mendoj, siç kam folur edhe vetë në të kaluarën, është e rëndësishme të shqyrtohen shumë çështje që lidhen me atë që është mësimdhënia e kishës”, tha ai.
Papa tha se dikush që thotë se jam kundër abortit, por thotë se jam në favor të dënimit me vdekje nuk është në të vërtetë pro jetës.