Osmani: Fryma e fitores tashmë ndjehet në çdo shtab, në çdo takim dhe në çdo bashkëbisedim me qytetarët
Në një mesazh të fuqishëm që përshkroi atmosferën aktuale në Çair, Bujar Osmani, kandidati për kryetar të komunës së Çairit, ka bërë thirrje për bashkim dhe veprim masiv në ketë fazë të fushatës. Ai theksoi se “fryma e fitores tashmë ndjehet në çdo shtab, në çdo takim dhe në çdo bashkëbisedim me qytetarët.”
Sonte, Osmani dhe ekipi i tij janë të pranishëm në Këshillat Vendor “28 Nëntori”, “Fehmi Lladrovci” dhe “Luan Haradinaj”, ku kanë vazhduar bisdeimin direkt me banorët për sfidat dhe vizionin e tij për Çairin. Ai siguroi se “Lëvizja për Çairin e ri po rritet çdo ditë, e me të po rritet edhe besimi se #ndryshimi është i pashmangshëm.”, njofton TS.
“Shpresa është kthyer, energjia është aty,” deklaroi Osmani me optimizëm. “Bashkë do ta bëjmë Çairin funksional, transparent e në shërbim të qytetarit.”
Kjo fushatë synon që çdo lagje të Çairit të përfshihet dhe të mos mbetet asnjë zonë jashtë vijës së ndryshimit./TS