Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë pamje nga pjesëmarrja e saj në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë.Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidentja e Kosovës u shpreh e nderuar për pjesëmarrjen në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.“E nderuar të jem e ftuar speciale në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila po mbahet në Lubjanë, Slloveni”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Gjatë vizitës së saj njëditore në Slloveni, Osmani pritet të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.Po ashtu, do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.
Presidentja Osmani pritet të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë qëndrimit të saj në Lubjanë, në kuadër të këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Kapen 11 persona pa patentë shoferi, iu morën veturat
- DMSH: Takim pune i drejtorit Angellov me përfaqësuesit e Asociacionit të atasheve ushtarakë
- Dragan Kovaçki është sekretari i ri i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së
- Një muaj paraburgim për deçanasin që tentoi ta vras babanë me sëpatë – Fillimisht dërgohet në Psikiatri në Pejë
- Këta janë emrat e përbërjes së re të Komitetit Ekzekutiv të VMRO (VIDEO)
- 40 nxënës më pak në gjysmëvjetorin e dytë në Kumanovë
- Vuçiq paralajmëron vizitë në Turqi, kritikon aleancën ushtarake ndërmjet Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit
- Muhamed Sejdinit i ndalohet dy vite ushtrimi i funksioneve në futboll për mashtrim dhe keqpërdorim të autorizimeve
- Haradinaj pritet në Pentagon: Tani është koha që Kosova të anëtarësohet në NATO
- Shtëpi private me vlerë mbi 7 milionë euro evidentohet si pronë shtetërore