Orav: Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Aivo Orav, ka thënë se çdo votë në zgjedhjet lokale ka rëndësi në forcimin e Kosovës, si një vend demokratik, dinamik dhe multietnik.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me anë të një postimi në Facebook citoi Oravin të ketë thënë se zgjedhjet e 12 tetorit janë një provë për demokracinë e Kosovës, transmeton KK

“Me zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel, u bëj thirrje të gjithë votuesve me të drejtë vote, pavarësisht përkatësisë etnike apo preferencës partiake, të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”.

“Është thelbësore që procesi i votimit të zhvillohet në mënyrë të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, që vullneti i votuesve të respektohet dhe rezultatet të zbatohen. Këto zgjedhje lokale janë një provë për demokracinë e Kosovës. Kalimi me sukses i kësaj prove i hap Kosovës mundësi të reja”, citohet të ketë thënë Orav, sipas Zyrës së BE-së në Kosovë.