Gjatë një takimi me Forumin e Grave të Koalicionit VLEN në Kërçovë, kandidati për
kryetar komune, Fatmir Limani, ka dhënë një deklaratë të fuqishme dhe të
drejtpërdrejtë për një nga çështjet më të rëndësishme të qytetit: ndërtimin e
Spitalit të Kërçovës – një projekt që është zvarritur për më shumë se katër
dekada.
“Në 40 vjet, nuk e përmbylli dot askush. Asnjë president, asnjë ministër, asnjë
kryetar. Nuk e bëri Titoja, nuk e bëri Gligorovi, as Gruevski, as Aliu, as Zaevi, e as
Kovaçevski. Por atë do ta bëj unë, Fatmir Limani! Unë e kam mundësuar
buxhetin si ministër, unë do ta realizoj si kryetar komune. Në bashkëpunim me
qeverinë, spitali do të ndërtohet, dhe qytetarët e Kërçovës më në fund do të
kenë shëndetësi dinjitoze, jo premtime boshe,” u shpreh Limani.
Limani theksoi se ky projekt nuk është vetëm një premtim elektoral, por një
detyrim moral ndaj qytetarëve të Kërçovës. Në përmbyllje të fjalës së tij, ai u
shpreh:
“Keni besën time si hipotekën më të mirë për premtimet e mia. Keni emrin tim
si garanci.”
Ky premtim ka nxitur reagime të shumta pozitive në mesin e qytetarëve të cilët e
vlerësuan këtë si një hap konkret drejt përmirësimit të jetës në Kërçovë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Qeveria thotë se kompanitë vendore po e ulin çmimin e gazit të lëngshëm
- Gashi e Ademoviq flasin për forcimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës
- LSDM kërkon që ministrave t’iu ndalohet me ligj shtetësia e dyfishtë
- Aksion i madh policor: Hetime ndaj mjekëve për trajtime të paligjshme dhe preparate të pаregjistruara
- Mexhiti: Rexhep Qosja ishte rilindasi i fundit mes nesh, trashëgimia e tij do të mbetet udhërrëfyes ndër breza
- Paga mesatare në Maqedoni arrinë në 748.83 Euro
- MPB jep detaje për arrestimin e ish kryetarit të FFM-së, Muamed Sejdini
- Ruskoska: Sipas faturave fiskale të Bojan Jovanovskit, paratë nga “Reket” janë shpenzuar prej kohësh
- ASH: Shumë fëmijë në Butel rrezikojnë të mbeten jashtë procesit arsimor, komuna të gjejë zgjidhje urgjente!
- Mickoski: LSDM bëri një kapitullim historik me Bullgarinë